Policia italiane ka shkatërruar një rrjet prostitucioni që drejtohet nga shtetas shqiptar. Xhiroja e prostitutave ishte aktive sidomos në orët e mbrëmjes dhe natën në rrugën “Carlo III”, një rruga e gjerë që kalon disa nga komunat e Casertas, duke përfunduar vetëm disa hapa nga Reggia di Caserta.

Kjo gjë është verifikuar nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere që ka çuar sot në ekzekutimin e e urdhër-arresteve për 9 të hetuar, 5 me burg, 1 në arrest shtëpie, 2 detyrim paraqitje dhe për një tjetër ndalimin e banimit në provincën e Casertas.

Hetimi nxori në dritë një rrjet të madh të shfrytëzimit të prostitutave të kombësive të ndryshme, të paktën 15 femra të identifikuara.

Pas hekurave përfunduan:
– Giovanni Monaco, 53 vjeç;
– Mentor Domazeti, 39 vjeç;
– Asim Koleci, 30 vjeç;
– Lulzim Hoxha, 41 vjeç;
– Myslym Hoxha, 28 vjeç.

Detyrim paraqitje:
– F.A.M., i lindur më 1967.
– M.MA. i lindur më 1995.

Për shqiptarin B.M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpiak.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb