Një adoleshente gjermane e cila iu bashkua të dashurit të saj xhihadist në Irak për t’u bërë më pas pjesë e ISIS përpara se të kapej në Mosul, është ritakuar sërish me nënën e saj.

Linda Venzel, nga Pulsnitz i Saksonisë, iu bashku grupit të terrorit islamik në moshën 15-vjeçare.

Ajo thuhet se ka punuar në një brigadë femrash që ndalonte ato nëse nuk kishin veshur rrobat e duhura. Linda falsifikoi firmën e nënës së saj për të blerë një biletë në Stamboll para se të hynte në territorin e ISIS.

Megjithatë, në takimin e saj të parë me nënë që kur iku nga Evropa për në Lindjen e Mesme, ajo tha se kishte shkatërruar jetën e saj me “idenë idiote” për t’iu bashkuar ISIS.

Tani në një burg në Bagdad, nxënësja do të përballet me disa vite burg ose madje edhe me mund të dënohet me ekzekutim në Irak.

Nëna e saj 48-vjeçare, Katharina Venzel, udhëtoi për në kryeqytetin irakian bashkë me vajzën tejtër, për të vizituar Lindën, e cila tashmë është 17 vjeç.

Linda tregon se kishte parë shumë tmerre me sy gjatë kohës së qëndrimit të saj në territorin e ISIS, shumë njerëz të vdekur në mënyra çnjerëzore, madje edhe fëmijë, shkruan Daily Mail.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb