* Selami: Nuk kam qenë dhe nuk jam person me precedentë
* Selami: Ika në Itali për pushime, kur u ktheva më ndaluan
* Selami: Në vendimin e gjykatës rezultoja i pafajshëm
* Selami: Jam një person totalisht i pafajshëm

TIRANE- “Nuk dua të paragjykoj, por që ka prapavijë politike për heqjen e mandatit të tim. As që bëhet fjalë që ka. Sepse nxitimi ishte i madh”. Kështu deklaroi ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami. Në një intervistë në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në ‘News24’, Selami ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që kreu prokuroria, ndërsa shtoi se ky autoritet nuk i ka kohë që ai të paraqiste dokumentet.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama e propozoi per kryetar bashkie ne Vlorë, por ka qenë aleati tjetër i qeverisë, Ilir Meta që nuk donte. Selami tha se: “Meta për Bashkinë e Vorës humbi dhe Vlorën”.

INTERVSTA
Ylli Rakipi: Në përmbyllje të vitit që lamë pas, Shkëlqim Salami nuk është më deputet i parlamentit shqiptarë. Nuk është më sepse Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve me kërkesë të prokurorisë të përgjithshme i ka hequr mandatin. Zoti Selami, ju nuk jeni më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ligji i dekriminalizimit, nëpërmjet prokurorisë dhe KQZ-së, ju goditi ju dhe dy të tjerë ditët e fundit të vitit të kaluar. A ishte kjo një ngjarje e papritur për ju?
Shkëlqim Salami:
Absolutisht isha totalisht i papërgatitur për këtë ngjarje që ndodhi. Sepse nuk kam pasur ndonjë gjë me drejtësinë. U gjenda para një fakti të kryer duke nxjerr një dokument të policisë italiane, të vitit 94 që kjo është një fazë, për arsye se unë kam një vendim gjykate të 2007 që nuk kam asnjë lloj faji me atë akuzë që është bërë atëherë.

Ylli Rakipi: Në fakt organi akuzës, çdo njeri që e konsideron fajtorë për ndonjë gjë, kur ngre një akuzë e thërret, prokuroria e republikës së Shqipërisë ju ka thirrur z. Salami?
Shkëlqim Selami:
Prokuroria mua më ka thirrur, gjë që unë kisha pikëpyetjet e mia. Ajo më ka çuar një dokument, që i ka dërguar KQZ-ja, e cila thotë që në lidhje me ‘Z.Selami nuk ka asnjë papajtueshmëri me vet deklarimin’. Prokuroria Brenda gjysmë ore dërgon në zyrat e Kuvendit një shkresë që të paraqitem të nesërmen në prokurori. Jam paraqitur në prokurori, vajta pa avokat. Nuk e prisja që do më merrnin në pyetje dhe më thanë që është një pyetësor administrative. Kaq.

Ylli Rakipi: Ju mendoni që prokuroria e ka zhvilluar procedure e qartë të kësaj. Organi i akuzës në rastin konkret, komunikon me njeriun që do ta penalizojë komunikon me të dhe merr vendimin duke biseduar me të. Ju jeni dakord që proceduara që ka ngrit prokuroria është e qartë për ju?
Shkëlqim Selami:
Nuk është e qartë është shumë e shpejtë. Nuk më la mundësinë që dhe ato dokumente, që ajo nuk i dispononte, ti sillja që unë i solla nga jashtë. Por nuk dua ti paragjykojë.

Ylli Rakipi: Z. Salami unë e shoh këtë si një ligj të ndërtuar me vrap e sipër ku politika ka future duart fortë dhe përpiqet që njëra palë apo tjetra të fitojë. Në rastin konkret, ky vrapim i madh duket se ka një qasje
Shkëlqim Selami:
Nuk dua të paragjykoj por që ka prapavijë politike, as që bëhet fjalë që ka. Sepse nxitimi ishte i madh.

Ylli Rakipi: Meqenëse media nuk ka qenë shumë e hapur në rastin ku diskutohen këto, po të ishte një media e huaj do ta merrte fjalë për fjalë vendimin e prokurorisë dhe do merrej gjerësisht. Unë sigurisht nuk jam hetues por të përpiqemi të hymë brenda çka prokuroria ka bërë me ju, ka akumuluar dhe ka vendosur. Prokuroria e Republikës së Shqipërisë, ju ka hequr mandatin, duke e konsideruar të shkuarën tuaj kriminale. A mund të quheni ju, person me precedentë penale, apo person i rrezikshëm?
Shkëlqim Selami:
Absolutisht që nuk kam qenë dhe nuk jam një person me precedent penal. Nuk kam qenë dhe nuk jam. Nuk do merrja guximin kurrë të merresha me politikë nëse do kisha ndonjë gjë. Unë kam qenë në Vlorë, në Vlorë dihet një tranzicion i gjatë. Unë nuk kam qenë një njeri në shtëpi i mbyllur, kam qenë një njeri aktiv. Ishim pjesë e “aventurës”, duke qenë se ishim të rijnë, për të bërë më të mirën dhe punonim shumë 24 në 24.

Ylli Rakipi: Zoti Selami, sipas prokurorisë, ju jeni shpallur në kërkim më 24 tetor 1994 nga Gjykata e Brindisit, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim favorizimin e hyrjes ilegale të shtetasve ekstra-komunitarë”, thënë ndryshe trafik i qenieve njerëzore me gomone. Çfarë komenti keni?
Shkëlqim Selami:
S’ka asgjë të vërtetë. Unë nuk kam ditur fare se ka një vendim gjykate nga Brindisi për personin tim.

Ylli Rakipi: Ju nuk jeni në dijeni?
Shkëlqim Selami:
Absolutisht që fare. Në 94 ku bëhet fjalë se unë procedohem nga gjykata e Brindisit, unë shkoja në Itali 5-10 herë në muaj, sepse unë bëja biznes. Unë deri në 98 kam qenë në Itali, isha prezent në Itali pothuajse çdo javë. Kisha biznes me flori, ora, syze, parfume, lodra fëmijësh. Veja dhe vija me makinë. Kjo akuza që kanë ngritur atëherë nuk ka lidhje me mua. Po të kisha, atë që kanë mbyllur ata, unë do e kisha mbyllur 100 herë. Unë kisha avokat më të mirë. Unë kam ndihmuar të tjerët të mbyllin problemet që kanë pasur jo më për vetën time. E kanë hapur vetë, kam qenë i dyshuar, dhe në 2002 ata e kanë mbyllur po prapë vetë.

Ylli Rakipi: Për llogari të këtij urdhri, ndaj jush është caktuar masë sigurie, “arrest me burg”, në mungesë, vendim ky që është zbatuar më 20 gusht 2006, kur edhe jeni arrestuar në Brindizi.
Shkëlqim Selami:
Nuk është e drejtë.

Ylli Rakipi: Thotë prokuroria. Madje ajo thotë që ju nuk keni shkuar në Itali deri në vitin 2006 ku është plotësuar 10-vjeçari për procedurë.
Shkëlqim Selami:
Jo zotëri jo. I vërtetojë me vizat përkatëse.

Ylli Rakipi: Po se ju kanë ndaluar në 2006?
Shkëlqim Selami:
Kur u ndalova, aty kam marrë vesh dhe nuk dija gjë se pse jam ndaluar. U del në kompjuter atyre se unë jam i kërkuar. Kjo si pasoj se nuk ishte hequr akuza e 94 nga kompjuteri. Vjen avokati, merr gjithë dokumentet dhe më thotë që ti do dalësh për dy ditë…

Ylli Rakipi: 7 ditë?
Shkëlqim Selami
: 5-6 ditë ç’rëndësi ka.

Ylli Rakipi: Çfarë ndodhi, dolët para gjykatës apo çfarë.
Shkëlqim Selami:
Jo mor nuk kam dal para gjykatës. Unë jam ndaluar nga policia dhe nuk kam dalë as në gjykatë as një gjë. Avokati më thotë që do dalësh pasnesër sepse ndalimi jot, fjalë për fjale, është i paligjshëm sepse ka pasur një dyshim për ty nga 94 por vetë ata e kanë mbyllur në 2002 pa ditur unë gjë fare se kam pas një akuzë të tillë. Se po të dija do të përfaqësohesha me avokatin tim për këtë problem. Avokati më thotë të bëjmë një gjyq për arsye për dëm moral, i thash jo se nuk doja të merresha me këtë punë. Mora dokumentin e pafajësisë dhe e kam paraqitur në KQZ kur erdhi ligji i dekriminalizimit. Formulari i ligjit thotë që; A ke qenë ndonjëherë i ndaluar. Po i them. A ke qenë i akuzuar? Them po. A ke pas masë shtrënguese aty? Masë shtrënguese unë quaj burgun? I them jo, i pafajshëm.

Ylli Rakipi: Interesante është fakti z. Salami që ju keni shkuar në republikën e Italisë edhe pas vitit 1994.
Shkëlqim Selami:
Përveç të tjerave, te masa shtrënguese unë i them jo dhe i pafajshëm, referoju vendimit sepse në vendim thuhej çdo gjë. Përveç vendimit nuk kisha dokumentin e policisë, të cilin e pash në televizor. Kur e pash e mora me sportivitet. Si pasojë e politikës, shumë shqiptarë që dergjen burgjeve dhe u është prish jeta. Për shumë arsye. E ke parasysh se si kanë ikur shqiptarët e shkretë. Me një trastë, dikush me vizë, dikush me skafe, lekët i ka marr borxh. Ka vajtur andej, nuk ka gjetur punë…

Ylli Rakipi: Një fenomen botëror. Prokuroria, në një emision televiziv, tha se ju nuk keni marre pafajësi, por dosja juaj është parashkruar për shkak të afateve të gjata, që do të thotë se ju brenda 10-vjeçarit nuk jeni arrestuar dhe masa e sigurisë ndaj jush ka rënë për arsye procedure. Si i përgjigjeni ju?
Shkëlqim Selami:
Nuk ka lidhje, pafajësia është e njëjta. Unë në këtë proces nuk jam lajmëruar ndonjëherë dhe vetë ata që e kanë hapur e kanë pushuar më mungesë prove. Në 94 flasin dy veta njëri tjetri në telefon.

Ylli Rakipi: Italiani ku ju njihte ju?
Shkëlqim Selami:
Në Vlorë janë tre me Çim Salami. Ata që janë përgjuar, nuk dua t’ju dal në mbrojtje por po ju dal. Është një farsë.

Ylli Rakipi: Ju e kundërshtoni idenë e prokurores që thotë se ju keni fituar për shkak të procedurës. Një përgjigje të shkurtër.
Shkëlqim Selami:
Përgjigja ime është pafajësia, jam totalisht I pafajshëm. Në momentin që pushohet një çështje çdo akuzë bie.

Ylli Rakipi: Ke thënë që kam qenë i ndaluar por nuk keni pranuar që keni pasur masë sigurie kundrejt jush?
Shkëlqim Selami:
Nuk ka pasur se më solli pafajësinë avokati.

Ylli Rakipi: Në 2004 ka pasur por ti nuk e ke ditur, nuk je njoftuar
Shkëlqim Selami:
Jo nuk jam njoftuar, se do e kisha mbyllur një mije herë.

Ylli Rakipi: Siç mbyllen gjërat këtu në këtë vend.
Shkëlqim Selami:
Jo këtu mo po atje.

Ylli Rakipi: Se u është dukur qesharake ndaj nuk e keni mbyllur.
Shkëlqim Selami:
Deri sa mora vendimin e prerë këtu se është i pafajshëm çi dua unë tjerat sepse unë kam qenë me ligjin e dekriminalizimit, për shumë gjëra tjera që nuk funksionojnë këtu, për shumë problem. Është përgjegjësi e madhe të marrësh përsipër hallet e qytetarëve.

Ylli Rakipi: Kush mendon se ka iniciuar çështjen tuaj, sepse edhe prokuroria e ka nisur me iniciativë të saj pas ankesës së një qytetari. Ju keni investiguar për këtë. Dini ju kush është ky qytetar?
Shkëlqim Selami:
As nuk e di fare

Ylli Rakipi: Prokuroria nuk u ka thënë?
Shkëlqim Selami:
Jo fare

Ylli Rakipi: Ju nuk u interesuat të dinit se kush është ky qytetar.
Shkëlqim Selami:
Kur mbarova së pyeturi, ika se mendova që nuk do kem më punë aty, ata e çuan direkt në KQZ pasi kam mbaruar pyetësorin.

Rakipi-Selami

Ylli Rakipi: Qytetari që ju ka kallëzuar ju nuk e keni marr vesh?
Shkëlqim Selami:
Çe dua, as çe dua. Mund të jetë qytetarë, njerëz të interesuar që nuk u pëlqen Çimi. Problem Ylli nuk është mëria është xhelozia dhe zilia

Ylli Rakipi: Ju thoni që ka një shkak?
Shkëlqim Selami:
Patjetër. Nëse ka një njeri që nuk është përfshirë në pisllëqet e politikës, jam unë.
Ylli Rakipi: Zoti Selami, tingëllon pak ironike, por ja që janë Italianët, ata që ju kanë shërbyer si pikënisje e ndëshkimit tuaj, por ndërkohë janë serish ata që ju kanë dekoruar me titullin ‘Kalorësi i Paqes”. Kur dhe si e keni marr këtë dekoratë. Po nga italianët? Ju nga italianët keni dy dekorata. Një në 94 dhe kjo dekoratë.
Shkëlqim Selami:
Ajo dekoratë është një farsë, ajo nuk ka lidhje me mua. Me personin se si funksionoj unë. Unë jam ky që jam aty

Ylli Rakipi: Domethënë Salami i dytë?
Shkëlqim Selami:
Unë jam Salami në 24 në 24 për hallet e qytetarëve. Nuk është rastësi ardhja këtu, nuk jam i vogël, vajta 50 vjeç. Në Vlorë kam qenë shumë i prekshëm.

Ylli Rakipi: Për Vlorën do flasim por më thuaj çfarë keni bërë që e keni marr dhe kush institucion e jep këtë dekoratë?
Shkëlqim Selami:
Unë nuk e kam ditë fare ca qe kjo “Kalorësi i paqes”. Unë kam bërë shumë bamirësira.

Ylli Rakipi: Ku është ky institucion që e jep këtë dekoratë.?
Shkëlqim Selami:
Kjo është në nazisti i Romes, presidenti i “Kavalierit të paqes”, ma ka dhënë.

Ylli Rakipi: Kush e ka marr nga personalitetet?
Shkëlqim Selami:
E ka marr Papa, Berluskoni…

Ylli Rakipi: Papa Gjon Pali apo çdo pe që bëjnë këta i japin nga një.
Shkëlqim Selami:
Papa Gjon Pali. Papa Gjon Pali. Duke qenë se kam bërë shumë bamirësi në qytetin tim, i kam bërë se i kam ndjerë, ndihma ime ka qenë maksimale në çdo sektorë duke filluar nga shtëpia e fëmijës, nga fëmijët me aftësi të kufizuar, shkollat me aftësi të kufizuar, nga fëmijët e policëve të vrarë, nga pensionistët, sportista, artiste, pafundësisht. Operacione pafund.

Ylli Rakipi: Ishin në insert ato.
Shkëlqim Selami:
Ato ishin 00.1%

Ylli Rakip: Nga shqiptarët e kanë marrë njeri tjetër këtë dekoratë?
Shkëlqim Selami:
Nuk e di nuk e di.

Ylli Rakipi: Thonë që e ka marr Nënë Tereza dhe Bamir Topi.
Shkëlqim Selami:
Nuk e di. Mund ta ketë marrë kur ka qenë president.

Ylli Rakipi: E kam të qartësuar nga gazetarët e mi. Nënë Tereza, Bamir Topi dhe në fund e keni marr ju. Apo Bamir topi ka qenë i treti?
Shkëlqim Selami:
Nuk e di se nuk jam i interesuar.

Ylli Rakipi: Meqenëse jemi këtu, për çfarë jepej kjo dekoratë?
Shkëlqim Selami:
Kjo jepej, për merita për bamirësi dhe duke qenë pranë halleve të komunitetit.

Ylli Rakipi: Ty të është dhënë për bamirësi se Bamir Topit i është dhënë për gjë tjetër. Se bamirësi nuk ka bërë ai. Apo ka bërë? Nënë Tereza ok se ka bërë bamirësi në gjithë botën. Ju keni bërë bamirësi në Vlorë, Bamiri nuk ka bërë.
Shkëlqim Selami: Po të dëgjosh fjalën e tij, ai thotë se nëse ka një titull që unë ndihem krenar sot, se unë nuk e dija se ca do të thotë titulli “kavalieri i paqes” është ky titull sepse unë shikoj një djalë që bën bamirësi që në moshën 20 vjeç, unë nuk bëra sot, janë të shtrira në kohë dhe e dyta nuk i kam bërë me pushtet.

Ylli Rakipi: A mendon se nisja e hetimit ndaj jush është një akt politik? Ju e keni konstatuar tani. Kur thoni se është bërë me shpejtësi.
Shkëlqim Selami:
Unë nuk dua të vë gishtin pa prova.

Ylli Rakipi: Provat ndonjëherë nuk gjenden kurrë.
Shkëlqim Selami:
Do i gjej unë provat sepse nëse është ndonjë gjë që nuk ka lidhje me mua është kjo akuzë. Mandate për mua nuk ka lidhje fare, as nuk e kam dashur fare. problem është se unë nuk kam diçka konkrete për një politikan konkret.

Ylli Rakipi: Thonë se në Korrik, ju jeni larguar nga LSI?
Shkëlqim Selami:
Jo

Ylli Rakipi: Thonë shumë njerëz?
Shkëlqim Selami:
Nuk është e vërtetë

Ylli Rakipi: E mirë Ke një ftohje?
Shkëlqim Selami:
Shiko është tjetër ftohja dhe është diçka tjetër të ikësh.

Ylli Rakipi: Nuk ke ikur, ke një ftohje
Shkëlqim Selami:
Ça ftohje, ca nënkupton me ftohje?

Ylli Rakipi: Sepse thuhej që jeni afruar me PS-në, dhe për këtë fakt, thonë që prokuroria ka nisur hetimet ndaj jush, që të lironi vendin një deputeti tjetër kush e zuri vendin tuaj, emrin dhe mbiemrin e deputetit që zuri vendin tuaj?
Shkëlqim Selami:
Është Flamur Çela, që nuk ka pasur lidhje me Vlorën

Ylli Rakipi: I Lëvizjes Socialiste për integrim
Shkëlqim Selami:
Jo nuk ka qenë me LSI-në fare. asnjë ditë nuk ka qenë. Do të vërtetat se unë nuk të gënjej dot, se më dëgjojnë vlonjatët atje. Ka ardhur në muajin e fundit në fushatë, ma sollën nga Tirana atje, me origjinë vlonjate, por që nuk ka ndenj në Vlorë. Po të ishte dhe një kandidat tjetër kishim marr dy deputet. Ai thotë që PS më ka marrë mandatin, thotë që mora mandatin që më mori PS dikur dhe ia dha Vangjelit. PS nuk ka marr mandat se nuk ka nevojë për mandatin tonë. Mandate donte dhe 2000 vota të bëhej.

Ylli Rakipi: Ja ku del një fërkim me Lëvizjen Socialiste për integrim.

***

Shkelqim Selami 2

Ylli Rakipi: Unë si gazetar, z. Selami, kam dëgjuar se LSI-së i është ofruar bashkia e Vlorës. Rama ju donte dhe mund të ishit ju. A është e vërtetë kjo.
Shkëlqim Selami: Kjo ka një të vërtetë. Unë realisht nuk kam dashur ta them edhe kur kam hyrë në politikë. E para njëherë nuk kam pasur gëzim të madh ardhjen në parlament.

Ylli Rakipi: E rrallë është pak kjo?
Shkëlqim Selami: E rrallë është se ky jam unë. Dikush e kërkon dhe e do, ndërsa unë nuk e kam dashur. Unë jam ai që kam qenë gjithë kohën në Vlorë dhe funksionoj si ndërdhënie, nuk jam ndërmarrje unë. Po të isha ndërmarrje do pretendoja të merrja deputetllëkun dhe pjesa e bashkisë jo se kam dashur unë.

Ylli Rakipi: Je menaxher i zoti.
Shkëlqim Selami: Jam menaxher i zoti se kam dhënë provat në spitalin e Vlorës që e bëra për një muaj. Nga Kandahar e bëra si një hotel me 5 yje. Vlonjatët kanë parë për 25 vjet se si mund të punohet. Bashkinë e kam dashur për arsye se dua të bëj qytetin tim se jam lindur dhe jam rritur atje dhe dua ta kthej me vërtetë në një metropol të vërtetë. Dhe doja ta ktheja. Ka qenë dëshira ime dhe e qytetarëve të Vlorës që u mërziten jashtë mase që nuk u vu kandidatura ime.

Ylli Rakipi: Pra ju keni patur dëshirë të jeni Kryetar Bashkie?
Shkëlqim Selami: Po e kam patur.

Ylli Rakipi: Ndoshta Meta ka menduar se mos afrohesh me Ramën?
Shkëlqim Selami: Jo s’ka lidhje. Ramën e kam mik që më parë, që kur ka lozur sport, unë kam qenë futbollist. Kemi qenë që atëherë. Marrëdhëniet e mia me Ramën nuk kanë prekur pjesën e LSI-së asnjëherë. Ne takohemi si deputet që ishim të dy, kemi bërë shumë gjëra. Kemi funksionuar shumë mirë me njëri tjetrin. Jo vetëm si deputet por dhe për vizionin që kemi të dy, vizioni që kam unë për Vlorën.

Ylli Rakipi: Rama ka dashur që ti të jesh Kryetar i Bashkisë.
Shkëlqim Selami: Ka dashur sepse të themi të vërtetën nuk është se kishte ndonjë kandidat adapt për Vlorën. Unë di një gjë që raportet e mia me Ramën kanë qenë shumë të mira. Vinte në Vlorë për shumë aktivitete dhe ne diskutonim dhe për bashkinë e Vlorës nuk kemi diskutuar asnjëherë. Për Bashkinë e Vlorës do të diskutonte Ilir Meta sepse doja ta zgjidhja në mënyrë institucionale nga linja vertikale. Sepse nuk mund t’ja kërkoja unë Ramës me gjithë muhabetin që kisha dhe shoqërinë pa folur Ilir Meta me atë. Te kjo pjesë, unë e shikoj të udhës të them që i interesonte më shumë Vora se sa Vlora.

Ylli Rakipi: Zotit Meta i interesonte më shumë Vora se sa Vlora.
Shkëlqim Selami: Patjetër! Po patjetër!

Ylli Rakipi: Se ai nuk mori as Vorën?
Shkëlqim Selami: Ça lidhje ka?

Ylli Rakipi: Vlorën do e merrte 100% me ty.
Shkëlqim Selami: Vlora do thyente rekordet. Unë jam njeri i punës Ylli. Dhe Vlora do ishte kthyer në një kantier ndërtimi.

Ylli Rakipi: Ju biseduat me kryetarin Meta për ambicien tuaj?
Shkëlqim Selami: Patjetër. E dinte ai. Mua më tha që do e kërkojmë, po qe se nuk na e japin, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ok i thash, po ta le ty në dorë, I thash shikoje vet. Më rezultoi që kërkoi Vorën para Vlorës.

Ylli Rakipi: … Dhe që nuk mori as Voren në këtë rast? Me zotin Rama sigurisht që ju e kishit biseduar,
Shkëlqim Selami: Jo me z. Rama e kemi biseduar më mbrapa.

Ylli Rakipi: Z.Rama në mënyrë indirekte e ka marr vesh, se ju ia keni kërkuar z.Meta…
i> Selami: Ju a e keni ankimuar në Gjykatën Administrative vendimin e KQZ-së dhe a shpresoni të fitoni? Pse e keni ankimuar në Gjykatën Administrative dhe jo në gjykatën kushtetuese siç ka bërë Elvis Rroshi. Ju mund të mos fitoni nesër, larg qoftë, dhe Elvis Rroshi të fitojë.

Shkëlqim Selami: Nuk më intereson. Avokati që kam, foli dhe me KQZ dhe me këta, thanë që ju ankimimin e keni ke gjykata administrative.

Ylli Rakipi: Urdhëroi KQZ-ja
Shkëlqim Selami: Jo.

Ylli Rakipi: Nuk keni të drejtë ta bëni në gjykatën kushtetuese?
Shkëlqim Selami: Mund ta bësh në një moment të dytë. Unë e bëra në Gjykatën Administrative sepse është interpretim.

Ylli Rakipi: Ky është një ligj antikushtetues. Të dy partitë e kanë bërë këtë marrëveshje. Por e kanë bërë pak me kopillëk. Që të jemi të qartë. Dmth partitë kanë vendosur të mos ankohen në gjykatën kushtetuese por individët mund të ankohen. Ju mund të ankoheni. Ai i kavajës, mund të ankohet atje, të fitojë atje sepse është ligji antikushtetues, ndërsa ju mund t’ju heqë gjykata administrative.
Shkëlqim Selami: Unë kam shumë besim tek Gjykata Administrative. Sepse problem im është interpretim ligji. Është pushuar dhe ka rënë akuza, ti thua është pushuar dhe akuza nuk ka rënë.

Ylli Rakipi: Nëse fitoni do ktheheni në parlament?
Shkëlqim Selami: Nëse më jepet mandati, unë nuk është se kam ndonjë dëshirë të madhe. fare. Unë jam konsumuar pafundësisht për të marrë këtë mandat. Nuk është rastësi ardhja deri këtu. Kam ngritur një parti…

Ylli Rakipi: Ke ngritur një parti nga e para?
Shkëlqim Selami: Nuk është rastësi është investim i jetës.

Ylli Rakipi: Sa para keni hedhur për këtë parti? E ke bërë përafërsisht këtë përllogaritje? Biznesmenët e bëjnë.
Shkëlqim Selami: Unë kam ardhur këtu me një punë shumë të madhe, me një respekt të paparë nga qytetarët e Vlorës. Se unë këtë parti e kam marrë me tre veta. E kam marr nga zero dhe e bëra me 3000 anëtarë. Si pasoj e një pune dhe një korrektësie shumë të madhe pranë qytetarëve, duke qenë pranë halleve dhe problemeve të tyre, duke u bërë pjesë e kësaj partie. Thash të shikojmë një alternativë tjetër për të ndryshuar standardet në qytetin e Vlorës. Dhe realisht i kam ndryshuar standardet e Vlorës. Që s’ka shanse abuzimi. Unë e kam sfidën me një rast jo me dy. U kam thënë. Dhe kostot e të gjitha i kam pas unë të partisë. U kam thënë kostot zero, rrogën çoje tek fëmijët tuaj.

Ylli Rakipi: Tani këtu të gjithë vënë tendera nga mëngjesi deri në darkë. Tendera, koncesione. Ti tani merr paratë dhe vete i hedh në spital. Ça do me thënë kjo. Sa para, i keni bërë llogaritjet?
Shkëlqim Selami: Janë shumë

Ylli Rakipi: Afërsisht sa janë, se njeriu nuk i mban mend?
Shkëlqim Selami: Nuk diskutohet se fushatat duan lekë.

Ylli Rakipi: Miliarda thua.
Shkëlqim Selami: Po patjetër. Qëllimi im tek spitali nuk ishte të bëhesha drejtor, sepse…

Ylli Rakipi: Pse u bëre? Shumë interesante
Shkëlqim Selami: Është interesante, kërkon emision tjetër.

Ylli Rakipi: Çfarë shkolle ke mbaruar ti?
Shkëlqim Selami: Unë kam mbaruar juridikun

Ylli Rakipi: E ke mbaruar vonë?
Shkëlqim Selami: Vonë, patjetër, patjetër, vonë sepse ika shpejt në emigrim.

Ylli Rakipi: Ti ke të drejtë ta mbarosh dhe 60 vjeç.
Shkëlqim Selami: Edhe mund të mos e kisha mbaruar fare.

Ylli Rakipi: Ku e ke bërë, ku e ke mbaruar?
Shkëlqim Selami – ke kristali e kam bërë.

Ylli Rakipi: Shiko ç’po më tregonte një ditë. Një nga veriu shumë i persekutuar nuk i jepnin shkollë të lartë në kohën e Enver Hoxhës. Dhe vdiq babai dhe iu la amanet që i vogli duhet të vente patjetër në shkollë. Ai vajti dhe i vinte Metit çdo mëngjes. Më tregoj Meti mua. Ore tha më vjen çdo mëngjes, nuk më vinë këta të ditës, tha. I kam thënë hajde në filan datë të marrësh diplomën dhe ik, ai vjen çdo mëngjes.
Shkëlqim Selami: Aktiviteti im e të gjitha nuk ka lidhje me kur e mbarova unë shkollën.

Ylli Rakipi: Ore ti mund të mos e kishe fare, se ti Çimi do ishe prapë, ky që je. Kaq i fortë, kaq i fuqishëm, kaq i zoti, të gjitha. Sepse ne na duhet dhe kjo ore, se ne jemi popull shumë i çuditshëm. Ne na duhet kjo dhe të gjitha.
Shkëlqim Selami: E di se i do të gjitha… problem është këtu. Tek spitali i Vlorës që the ti…

Ylli Rakipi: Nuk më the se sa ke hedhur?
Shkëlqim Selami: Shumë janë hedhur. Diku 250 mijë euro, 300 mijë euro. Ca lidhje ka.

Ylli Rakipi: Po se unë e kuptoj që ti e meriton atë dekoratën. Meriton shumë.
Shkëlqim Selami: S’ka lidhje. Nuk po më le të flas. Krahas aktiviteteve te mia kanë qenë dhe hallet e qytetarëve. Kam qenë shumë i prekshëm i përditshëm në problemet e tyre. E di si më thanë. Titullin e kishe, tani të dhanë letrën.

Ylli Rakipi: E meriton!
Shkëlqim Selami: Nuk më intereson fare, kjo është pjesa që të jep kënaqësi, kënaqem kur jap kënaqësi tjetrit. Kur i zgjidh një hall, një problem. Pjesa e spitalit ishte gangrenë, ishte copë-copë, skandal. Shkoj në financë, pyes sa lekë ka deri në fund të vitit. Më thonë këtu s’ka lekë asnjë për një bravë më tha mua.

Bëra atë që duhet të bëja. Te ai institucion pata një bashkëpunim shumë të mirë me mjekët me infermierët me të gjithë. Sepse po bëja shumë punë. U thash nuk kam ardhur këtu t’ju heq nga puna por t’ju krijoj kushte të shërbeni sa më mirë për qytetarët. Sepse këtu nuk vjen asnjë për qejf por për hall. Te halli nuk duhet të abuzoje asnjë njeri. Bëra atë që qytetarët e prekën shumë shpejt.

Nuk flas për infrastrukturën, sepse infrastrukturën do ta bëja unë nuk bëhet fjalë fare. Por fillova me menaxhimin e ilaçeve. Pas një jave nuk mungonin ilaçet në spitalin e Vlorës. mbylla farmacitë pranë spitalit. Nuk kishte ujë. Faturat e OSHEE-së i nxori në zero, nuk merrte njeri lekë. Qytetarët venin e preknin rezultatin e një drejtuesi ndryshe. E bëra për qytetin këtë.

Ylli Rakipi: Keni qenë president i Flamurtarit, prej sa vitesh?
Shkëlqim Selami: 10 vjet.

Ylli Rakipi: Ju ka pasuruar flamurtari apo…? Ju keni qenë futbollsit, keni luajtur me Ionikosin në Greqi?

Shkëlqim Selami: Kam luajtur në ’90. Duke qenë se kam qenë futbollist dhe e doja shumë sportin mu afruan shumë këta. Mu afruan dhe mora sportin. Në atë kohë e bëra ekipin më të mirë, sepse kam dhe vizionin.

Ylli Rakipi: Në Greqi deri kur ndenjët? Se në internet, ju keni hedhur një jetëshkrim tuajin, ku vihet re se mungon pasqyrimi i aktivitetit tuaj në vitet ‘90.

 

Shkëlqim Selami: Kam ikur në dhjetor të ’90 dhe jam kthyer në korrik të ’91, që më nxorën këta problem me letrat.

Ylli Rakipi: Si hyte në biznes? Se Berluksoni thotë mos më pyesni, unë po të pyes.

Shkëlqim Selami: E para kur erdha nga Greqia, erdha me lekë se erdha me kontratë. E dyta erdha me lekë që ishin shumë lekë. Fillimisht hapa një bar.

Ylli Rakipi: Atje ngrin ndonjë akuze ke bari ëë?

Shkëlqim Selami: Jo, jo ska lidhje fare. hapa tre bare unë, nuk kisha një. Hapa barin, dyqanin e floririt…

Ylli Rakipi: Nuk ti hapen ndonjëherë dyqanet?

Shkëlqim Selami:  Jo, jo asnjë. Te pjesa e futbollit ca më dhimbset? Nuk më dhimben lekët që kam harxhuar për Flamurtarin sepse e dua, e dua me shpirt Flamurtarin dhe dua ta shikoj sa më mirë. Më dhimbset koha që më merrte Flamurtari sepse kohën e kisha flori.

Ylli Rakipi: Ca shitët?

Shkëlqim Selami: Shita fabrikën e birrës, bandën e Gjallicës, I bleva unë. I bleva kur u rishitën. Ishin asete që i mori shteti dhe i shiti.

Ylli Rakipi: Ky është një rast pak interesant z. selami, nuk është një rast i ngjashëm në Shqipëri, je një rast pak i rralle ku shpenzoni para për të varfrit, shtroni rrugë me parat tuaja, bëtë spitalin me paratë tuaja, një altruizëm shumë i madh. E ke pyetur vetën tënde se pse e bëni këtë gjë?

Shkëlqim Selami: Ato janë të shtrira në kohë.

Ylli Rakipi: Ore nuk them që ju e bëtë për 5 ditë, në shumë vite.

Shkëlqim Selami: Ja për këtë gjë kam bërë. Për spitalin të thash se pse e kam bërë. Ka pas problem me shtresa në nevojë, unë jam i prekshëm në këto.

Ylli Rakipi: Mos më thuaj që është altruizëm?

Shkëlqim Selami: Ja të them si funksionoj unë. Në qoftë se unë deri sot, pa u marre me politikë, kam bërë maksimumin për qytetin tim, politika qe një instrument që unë doja ti futesha, për të bërë shumë gjëra që unë nuk i bëja dot vetëm të gjitha, t’i bëja nëpërmjet politikës në mënyrë definitive. Që të zgjidhim hallet dhe problemet e qytetarëve. Këtu spo bëj politikë se nuk ndihem mirë unë Ylli. Kur ne vemi në shpi dhe u japim fëmijëve tanë dhe fëmijët e tjerëve janë pa buk…

Ylli Rakipi: Po se nuk i ndihmon dot të gjithë?

Shkëlqim Selami: Po të lutem! Duhet ta zgjidhim.

Ylli Rakipi: Duhet ta bëje qeveria.

Shkëlqim Selami: Duhet të bëjmë reforma të atilla që qytetarët tanë t’i prekim.

Ylli Rakipi: Ore jam dakord, unë të falënderoj me të gjitha këto që dëgjoj dhe që kam dëgjuar, por ti e di kujt i ngjan? I ngjan një çifti prezencial, çiftit gren, të një shkrimtari të madh anglez, te komedianët, ka qenë kandidat për president ai. Kishte marr 0.000001 % të votave në Amerikë dhe iku ai të ndihmonte të atin, në kohën e luftës. I hidhte ai këtu 50 dollar dhe kur kthehej ishin plagosur 20 veta se kush ti merrte ata. Pra ti e ke bërë të gjithë këtë, ti bravo të qoftë dhe faleminderit, që i ke ndihmuar por nuk zgjidhet kështu kjo punë. E pyet ti ndonjëherë vetën ore si i bëhet kjo punë?

Shkëlqim Selami: U futa në politikë në zgjidhjen e problemeve, përveç të tjerave duhet të ketë një bashkëpunim shumë të mirë politika me njëra tjetrën. Dhe opozitë, pozitë. Ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin, politika e ka mbajt larg elektoratin nga njëra tjetra. Ne jemi miq, vëllezër dhe mund të votojmë kundra.

Ylli Rakipi: Shumë e bukur për tu besuar!

Shkëlqim Selami: Ne duhet të jemi të përgjegjshëm që të zgjidhim hallet e qytetarëve. Dhe ku është çelësi i suksesit? Çelësi i suksesit është se shumë reforma duhen bërë bashkë.

Ylli Rakipi:  Ky është mendimi juaj për Vlorën dhe tjera. Ju një biznesmen kaq i njohur dhe me kaq para pse të duhet politika? E ke bërë këtë pyetje ndonjëherë, ctë duhet ty politika?

Shkëlqim Selami: Ylli ta thash vlla. Po më vjen keq!

Ylli Rakipi: Njeriu do të shfaqet ndonjëherë…

Shkëlqim Selami: Ta them të vërtetën, më të vërtetë nuk ka. U mora me politikë se më kërkuan, nuk doja të merresha me politikë. Po unë gjërat po i mora dua ti çoj deri në fund. U mora dhe morëm aq vota sa për një mandat. Po në politikë jam future vetëm për këtë. Që të bëj për qytetarët Ylli. Dhe për këtë flije mendjen. Është si ky uji që po pi tani. Kjo është ajo që kam dashur të bëj maksimalen për qytetarët e mi. për të zgjidhur problemet. Dhe kërkesa për marrjen e bashkisë nuk ka qenë vetëm e imja. Ka qenë e qytetarëve të Vlorës. Dhe e dinin shumë mirë që qyteti do ndryshonte, që qyteti nuk do shkelte më në baltë.

Ylli Rakipi: Po me këto gjëra që ke bërë ti, me parate e tua dhe bashkinë do ta bëje. Unë çuditem si nuk ka pranuar Ilir Meta. Por ai mbase ka dyshuar se të ka fut Rama aty.

Shkëlqim Selami: Jo fare, me Ramën se kisha diskutuar fare.

Ylli Rakipi: Ndiheni i përdorur nga politika z.Selami pas kaq shumë kohësh?

Shkëlqim Selami: Nuk ndihem i përdorur nga politika, keqardhje për ata që mendojnë se unë jam i përdorur nga politika, është fatkeqësi për ata që mendojnë kështu. Unë kam bërë mirë atë që di të bëj, nuk është faji im që gabon ti, atë që di të bëj e kam bërë me vepra. Se ti gabon nuk është faji im. Dhe nuk jam i përdorur te kjo pjesë.

Ylli Rakipi: Po flet me përemra vetorë. Ti duhet ta thuash kështu këtë frazë. Ilir meta, se në partinë e tij ishe, ti themi gjërat më qartë.

Shkëlqim Selami: Po të kem diçka konkrete Iliri vetë e di që unë nuk mbaj rezerva dhe ia kam thënë në sy.

Ylli Rakipi: Politika i ndjek njerëzit, i do për një kohë të mirë. Me eksperiencë shqiptare kjo. Ndiheni i flakur, i larguar nga politika.

Shkëlqim Selami: I flakur nuk quhem unë, e kanalizoj si mosmirënjohje.

Ylli Rakipi: Thonë që bashkë janë këto, i flakur, mosmirënjohje. Ti nesër  mund të jesh në politikë por këtë Ramën e tregojnë mosmirënjohës

Shkëlqim Selami: Nuk e ke idenë se sa ndihem unë krenar për miqtë e mi dhe gjithë Vlorën. Sepse e dine që unë nuk kam asgjë në këtë çështje. Kjo më jep më shumë forcë që të bëj për atë qytet.

Ylli Rakipi: Përfytyrojmë për një moment bëjmë një retrospektivë kthehemi mbrapsht, 10 vite më parë Shkëlqim Selami do hynte prape në politikë?

Shkëlqim Selami: Do hyja në politikë nëse unë do bëja atë që mendoj se janë të mira për qytetarët.

Ylli Rakipi: Do ta bëje si 10 vite më parë po të pyes.

Shkëlqim Selami: Jo nuk do e bëja. Do shikoja pjesën time dhe do zgjidhja problem pafund të qytetarëve.

Ylli Rakipi: E di pse e bëra këtë pyetje, se ju ishit mirë me punën, me biznesin, më mirë nga të gjithë, se ti shkon në politikë, se e ndihmon po ju pse ju ndihmoi politika? Ka një bilanc tani. 

Shkëlqim Selami: Absolutisht me asgjë nuk më ndihmoi politika.

Ylli Rakipi: Çfarë ju dhanë në këto 10 vite.

Shkëlqim Selami: Përveç se nuk më ka dhënë asgjë, por më ka dhënë kosto. Më bëri pis. Se unë nuk e gjej dot vetën aty ore zotëri, me këto pisllëqet. Nuk ndihem unë mirë.

Ylli Rakipi: Ishe rehat me punët e tua?

Shkëlqim Selami: Nuk e kam ke rehatia. E kam te kjo o zotëri. Kemi marr një përgjegjësi. Përgjegjësia dhe sfida është kjo. E morëm tani ku do e çojmë, çfarë çuam çfarë dhamë për qytetarët, në çdo familje, çuam mirëqenie, punësim, hapem vende pune të reja, kjo është për mua. Kështu siç po më shikon drejt në sy, kjo, absolutisht asnjë gjë tjetër. Nuk më interesojnë gjërat e tjera.

Ylli Rakipi: Z.Selami a mund të na flisni fare shkurt për reformën në drejtësi?

Shkëlqim Selami: Nuk dua të flas shumë se nuk dua ti përgjithësoj të gjithë. Por është e domosdoshme. Ka pas problem, njerëzit mbeten në gjykata.

Ylli Rakipi: Po kjo që kanë bërtitur, vetingu, vetingu, gjithë këto kohë Edi Rama me shokë…. Beson që ky vetingu fillon e zgjidh problemin në Shqipëri.

Shkëlqim Selami: Vetingu ka një gjë se nëse do të implementohet, do të implementohet drejt do ketë një barrierë përa ta që faktikisht nuk duhet të jenë në drejtësi. Do ketë presion.

Ylli Rakipi: Po sikur të bëhet kjo Z.Selami siç bëjnë këta që rrëmbejnë pushtetet Saliu dje, Edi Rama sot. Rrëmben të gjitha pushtete dhe bën çfarë të doje me ty dhe me tjetrin.

Shkëlqim Selami: Problem i shqiptarëve është si pasojë e politikës jemi në këtë derexhe. Ne kemi 25 vjet demokraci, e ç’edukuam këtë popull. Filluam pronën e privatit ia japim tjetrit, prishja e administratës shtetërore, janë shumë gjëra.

Ylli Rakipi: Reforma në Drejtësi është shpallur si një bast i të huajve dhe veçanërisht i Ambasadorit Amerikan. Ç’mendoni për rolin e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri dhe konkretisht në këtë reformë? 

Shkëlqim Selami: Roli i tij është shumë aktiv, që në ditët e para që ka ardhur. Nuk e paragjykoj për arsye se në një vend që nuk ecën, një demokraci e cunguar, një tranzicion i tejzgjatur, sepse tranzicion ka pasur e gjithë bota por e kanë shfrytëzuar për mirë. Ai ka bërë shumë mirë se e ka bërë që këtu nuk bëhej ndryshe.

Ylli Rakipi: Por dhe ata nuk i kanë punët e mira, e ke parë tani zgjedhjen e Donald Trump-it edhe ata kanë hallet e tyre. Ju çmendoni për Donald Trup psh?

Shkëlqim Selami: Kisha dëshirë ta merrte një biznesmen, pse të mos e merrte por një nga dritëhijet, që kur filloi të kandidonte lakohej Rusia është lidhja e ngushtë me Rusinë, lidhja personale.

Ylli Rakipi: Rusët e kanë shantazhuar.

Shkëlqim Selami: Te kjo pjesë e paragjykoj, por se është biznesmen nuk ka ndonjë gjë të keqe.

Ylli Rakipi: Se thonë që tani do vijë Donald Trump, deri tani qeveriste Sorosi thonë. A të kujtohet?

Shkëlqim Selami: Jo nuk e di

Ylli Rakipi: Nuk ke ndonjë koment për këtë.

Shkëlqim Selami: Jo nuk kam.

Ylli Rakipi: Se Edi Rama ka qenë me zyrat e Sorosit këtu.

Shkëlqim Selami: Nëqoftëse ka një njeri që unë kam bashkëpunuar shumë mirë dhe drejtpërdrejt është Edi Rama. Një njeri me vizion. E di ku është problemi këtu? Problemi është te përzgjedhja e njerëzve. Njerëzit duhen përzgjedhur që ti të delegosh punën. Ai nuk e ka kohën fizike që të merret me të gjitha.

Ylli Rakipi: Meqenëse jemi këtu çfarë mendoni për Ramën si udhëheqës i vendit tonë? Dy tre fjali?

Shkëlqim Selami: Mendimi im është pozitiv, njeri me vizion, që do që të bëhet, pa kompromise. Që të arrijë te kjo ka pasur shumë problem. Qeverisja e tij nuk ka qenë ideale. E mora dhe hajt të bëjmë reforma. Në Vlorë kam bashkëpunuar jashtë mase. Vlora është metropol dhe duhet kthyer në metropol.

E di ca kam në ëndërr të bëhej në Vlorë? Që Vlora të ketë 6 muaj turizëm. Dhe pjesa tjetër e vitit, e premte, e shtune dhe e diel, të ishte full me të huaj

Ylli Rakipi: Siç ndodh në Mal të Zi psh?

Shkëlqim Selami: Po. Të mos vesh në Mal të Zi por të vish në Vlorë. Duhet të jenë shërbime.

Ylli Rakipi: Krahas këtyre gjërave, nëse do ishe kryetari i bashkisë, çfarë mendon se duhej shtuar? Më thuaj dy, tre gjëra të rëndësishme

Shkëlqim Selami: Ka nevojë për infrastrukturë, për shërbime, i mungon një kinema, teatër shumë i madh, terrenet sportive, që qytetari apo i huaji që do vijë të dijë ku të veje, të ndihej i plotësuar. Dhe ai që është në hotel me 5 yje dhe ai që është në shtëpi me qira Që përveç detit ka dhe këto shërbimet e tjera.

Ylli Rakipi: Z. Selami meqenëse se ju pyeta për Ramën, për Sali Berishën çfarë mendoni? Dhe për Lulzim Bashën njëkohësisht?

Shkëlqim Selami: Ruaj respektin. Produktin e politikës e shikoj tek mirëqenia e popullit. Ky është këndvështrimi im. Dhe nëse ka problem populli nuk mund të them nota pozitive për këtë gjë sepse vij nga biznesi. Nuk i prish punë biznesi politikës por politika biznesit.

Ylli Rakipi: Që ka ndodhur në këto 25 vjet. Shumë e qartë dhe e drejtë.

Nëse e kaloni ju këtë procesin që keni hyrë në gjykatë, nuk është se keni ndonjë ambicie për tu rikthyer, e thatë qartë dhe pastër. Por a do të kandidoni për zgjedhjet e qershorit në vitin 2017? Ju është pjekur ndonjë mendim?

Shkëlqim Selami: Nuk kam ndonjë qëllim. Nëse përfundon procesi shpejt, do të mendohem, do të diskutoj me partinë përkatëse që jam dhe do shikojmë se çfarë të bëj. Për arsye që unë kam mbështetje shumë të madhe tek qytetarët.

Ylli Rakipi: Ju jeni në pritje, dhe më së shumti keni një vendim se do vijoni të qëndroni në politikë.

Shkëlqim Selami: Qejfi nuk ma ka me shpirt, por edhe mund të… për qytetarët gjithmonë nëse thonë ata. Sepse për këto 20 e sa vjet nuk kanë prekur kontribut siç kanë prekur me mua qytetarët.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: