Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha ka reaguar sot në “Facebook” kundër propozimit të kryeministrit, Edi Rama për të emëruar në krye të Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Shkëlzen Berisha pretendon se ai është jo vetëm një ish-sigurims por sipas tij Ruçit prej vitit 2005 i është ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA i ndalon sigurimsit hyrjen që nga viti 2005. Rama e zgjedh kryetar parlamenti”, – shkruan Shkëlzen Berisha në “Facebook”.

Më herët edhe ish-kryeministri Berisha e ka kundërshtuar fort emërimin e Gramoz Ruçit si kreu i Kuvendit. Sipas tij me këtë kandidaturë, Edi Rama mbron trashëgiminë e tij mizore familjare.

Sipas Berishës, me Ruçin në krye të Kuvendit, Rama fyen e poshtëron qindra mijëra viktima që përjetuan kalvarin e persekutimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb