Dashuria e nënës mund të ndihmojë që truri i fëmijëve të rritet me një ritëm dyfish më të shpejt sesa truri i fëmijëve të neglizhuar, tregon një studim i fundit.

Edhe pse është e ditur se një familje e fortë dhe e edukuar e përmirëson zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës, ky është studimi i parë që e dëshmon se dashuria e nënës luan rol të rëndësishëm në madhësinë e trurit.

Fëmijët të cilët kishin marrë më shumë përkrahje nga nënat e tyre para shkollës ishte zbuluar se kishin pësuar më shumë rritje në hipokampus – pjesë e trurit e cila është e ndërlidhur me mësimin, memorien dhe emocionet rregulluese.

Në anën tjetër, të rinjtë të cilët ishin neglizhuar kur kishin qenë më të vegjël se gjashtë vjet, nuk kishin qenë aq të aftë pavarësisht se nënat e tyre ishin bërë më mbështetëse gjatë viteve të mëvonshme, shkruan tg.

Shkencëtarët theksojnë se lidhja prind-fëmijë është vitale gjatë periudhës parashkollore, por është edhe më e rëndësishme kur fëmija fillon të rritet. Studimi është publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences Early Edition.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: