IRLANDE- Shkencëtarit shqiptar Edor Kabashi i është akorduar çmimi “ENCALS Young Investigators Award” për vitin 2015, gjatë një ceremonie të mbajtur në Dublin në Irlandë. Vlerësimi për 38-vjeçarin nga Durrësi ka ardhur si rezultat i punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së (Skleroza Amiotrofike Laterale), ku ai u konsiderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç.

Dr.Edor Kabashi kryeson një ekip të specializuar në gjenetikë pranë institutit kërkimor-shkencor prestigjioz “ICM Brain and Spine Institute” në Paris.

Çmimin atij ia dorëzoi Prof. Amar Al Chalabi, një nga neurologjistët më të shquar në botë, i cili i uroi suksese në vazhdimësi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: