TIRANE – Deputetja socialiste Esmeralda Shkjau e ka cilësuar të pakuptimtë dhe aspak konstruktive sjelljen e opozitës në seancën plenare të së enjtes. Duke iu referuar kërkesës së PD-së për mbarimin e mandatit të nënkryetares së Kuvendit Valentina leskaj, kërkesë e cila u rrëzua nga parlamenti, deputetja Shjaku thekson se “Zonja Leskaj është vlerë jo vetëm për Vlorën dhe vlonjatët, jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por mbi të gjitha dhe për të gjitha institucionet botërore, ku me fisnikëri dhe me përulje jep kontributin e saj!”

“Unë nuk e di, se kuptoj, se sa e pakuptimtë dhe aspak konstruktive ishte opozita në seancën e djeshme plenare! Me gjithë respektin që kam për ta, mu duk sikur parlamenti u kthye pas në kohë, në kohën e sulmit personal! Aq shumë ndërhyrje në jetën personale, aq shumë përçapje për baltosje, bëhen aq shumë “arrnime në ligje” Për çfarë? Mos ndoshta do tu jap njerëzve shembullin ” Shpif shpif se diçka do të mbetet” Kjo është kauza e opozitës?!
Kujtesë, shqiptarët janë lodhur nga “Llafet” është përgjegjësi e çdo deputeti të majtë apo të djathtë, të punojë për të mirën e përbashkët sociale!
Eshtë koha të kthejmë timonin drejt të mirës së njerëzve dhe jo drejt së shkuarës së pangopjes së pushtetit, që krejt pahijshëm disa nga ata që ishin dje, ditën vrullshëm ti grabëllonin!
Zonja Valentina Leskaj, është vlerë jo vetëm për Vlorën dhe vlonjatët, jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por mbi të gjitha dhe për të gjitha institucionet botërore, ku me fisnikëri dhe me përulje jep kontributin e saj!
Mjaft orvatjeve për baltosje, mjaft qesharakëve për tu futur në jetën personale!
Mjaft cenuat të drejtat e vetvetes, sepse së fundi bëjmë pjesë dhe ne tek njerëzit e këtij vendi!”- shkruan Shkjau në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: