SHKODER- Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler, ka folur sot për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë. Nga Shkodra, Sattler është shprehur optimist lidhur me procesin e integrimit europian të vendit tonë në BE.

Ndërkaq, ambasadori austriak është ndalur edhe tek reforma në drejtësi. Sattler u shpreh se tashmë, pas miratimit të reformës në drejtësi, është me rëndësi zbatimi i saj.

Sipas burimeve për “BalkanWeb”, “Ligji i vetting-ut i dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike nuk do të jetë pengesë për dhënien e rekomandimit, pasi me reformën në drejtësi, është plotësuar kushti kryesor për të dhënë rekomandimin pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave”.

Burime zyrtare në Bruksel, konfirmuan për “BalkanWeb” se, “Shqipëria pritet të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave por me kusht, rezultate konkrete nga reforma në drejtësi”.

Metodologjia do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku për secilin nga kapitujt do të vlerësohet progresi i bërë.

Pas publikimit të raportit pritet që në dhjetor të votohet në Këshill. Do të jenë vendet anëtare ato që do të vendosin nëse Shqipëria do të hapë negociatat apo jo. Marrja e një rekomandimi pozitiv për Shqipërinë është arritja e dytë më e madhe pas marrjes së statusit të vendit kandidat në 2014.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: