Bashkia Shkodër në bashkëpunim me “Water Sports on the Lake”, organizoi sot aktivitetin “Dita e Liqenit”, ku more pjesë te rinj e te reja duke garuar në sportin e notit, në distance në disiplinën e shkurtër, si dhe me kanoe, shkruan Atsh.

Dita e Liqenit të Shkodrës, është një dite e përbashkët e aprovuar nga të dy ministritë e Mjedisit respektove, asaj të Shqipërisë dhe Malit te Zi.

Aktivitete të larmishme, për “Ditën e Liqenit”, të Shkodrës zhvillohen për çdo vit, dhe fokusohen në aktivitete promovuese social-kulturore, sportive me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj trashëgimie të pasur natyrore të qytetit, si dhe në promovimin e produkteve rajonale dhe bizneseve lokale të Shkodrës.

Me anë të organizimit të këtij aktiviteti, Bashkia synon të ruajë dhe të forcojë këtë traditë me qëllim tërheqjen e vizitorëve dhe ndërgjegjësimin qytetar për vlerat ekoturistike, ekonomike dhe mjedisore të liqenit të Shkodrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb