SHKODËR- Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Shirq të njësisë Dajç. Dy persona të maskuar dhe armatosur me pistoletë kanë hyrë në një banesë dykatëshe ku kanë marre një çifte, një makinë tip ML ngjyrë e zezë me targë 267 NG dhe një celular.

Personi i grabitur është shtetasi Mark Alia. Familjarët thonë se është dikush që i njeh sepse shtëpia ka sistem alarmi dhe kamera sigurie por sinjali i alarmit nuk ka rënë. Grabitësit kanë qënë 3 persona, dy janë futur në banesë ndërsa një tjetër ka qëndruar jashtë, më pas të tre grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë policia ka shoqëruar tre persona si të dyshuar për grabitjen.
d54205a7-5b7c-4aa0-a5b5-dd11c25d5caa

a8226522-7d9d-40da-bfa1-665fc41f1010

b03a94f1-05e0-4302-a875-e9ee687d70f8

ca38f77e-f043-4e0e-8778-2f18f4dabff1

e2c1c23d-a699-43c1-991e-ae94bd0c2779

1d8a31ba-1ce2-4054-9d3e-1014569f7b36
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb