SHKODËR- Dy efektivë policie janë konfliktuar sot me njëri-tjetrin në komisariatin e policisë së Shkodrës, për arsye të panjohura. Konflikti i nisur në ambientet e brendshme të komisariatit ka përfunduar në rrahje me grushte.

Policia bën me dije se njëri prej tyre, polici Besnik Demushi është arrestuar, pasi ka goditur eprorin e tij, efektivin Behar Kraja 36-vjeç.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: