Në Shkodër u promovuan dje dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar të pas vitit 1944 me autore studiuesen e re Leonora Laçi. Në këto libra hidhet dritë ndër të tjera mbi veprimtarinë e organizatave politike shqiptare në emigracion, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, politikën e aleatëve perëndimorë, si dhe qëndrimin e regjimit komunist ndaj emigracionit politik.

Autorja e librave thotë se studimi i kesaj periudhe është i rëndësishëm për shkak të shtrembërimit që u ka bërë fakteve historiografia komuniste, që kishte si qëllim të denigronte emigracionin politik shqiptar dhe veprimtarinë e tij./VOA/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: