SHKODER- Dy të rinj janë plagosur me thikë pasditen e sotme, pas një sherri në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se shtetasit A.T. 24 vjeç dhe A.F. 18 vjeç janë dërguar në spitalin rajonal Shkodër, ku po marrin mjekimin jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mundur të ndalojë tre autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasit: M. Sh. 30 vjeç, M. B. 28 vjeç, A. B. 23 vjeç, të tre banues në Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 29.03.2016, ora 17:30, në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër janë plagosur me armë të ftohtë “thikë” shtetasit me iniciale A. T. 24 vjeç dhe A. F. 18 vjeç ,të dy banues në Shkodër. Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër ku po marrin mjekimin jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore.
Nga hetimet paraprake Policia ka mundur të identifikoi dhe të kap autorët e dyshuar të plagosjes shtetasit:
– M. Sh. 30 vjeç, banues në Shkodër,
– M. B. 28 vjeç, banues në Shkodër,
– A. B. 23 vjeç, banues në Shkodër. ”- thuhet në njoftimin e policisë Shkodër.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: