SHKODER– Tom Doshi ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral në komunën Bushat në Shkodër. Ndërsa është takuar me banorë të zonës, Tom Doshi ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatit të mazhorancës për zgjedhjet lokale për këtë zonë.
Në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Aleanca për Shqipërinë Europiane kandidon Gjokë Lleshin për Bashkinë në Vaun e Dejës.
Ndërsa u kërkoi banorëve të zonës mbështetje për kandidatin e PS, Gjok Lleshin, Tom Doshi tha se “Askush nuk më përjashton nga politika. Është populli që vendos. Gjokë Lleshi është kandidatura e duhur për Vaun e Dejës, fitorja e tij këtu është e sigurt”.
(BalkanWeb)