SHKODER- Ashtu siç ishte parashikuar, bizneset e vogla në Shkodër janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për skemën e TVSH-së. Siç u njoftua edhe ditë më parë, në mbështetje të biznesit, ka dalë hapur edhe Partia Demokratike.

Bizneset e vogla janë shprehur kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Dje PD-së e Shkodrës u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës në mbështetje të bizneseve dhe kundër qeverisë Rama, pasi sipas tyre po varfëron shqiptarët. Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të ishte i pranishëm në Shkodër, ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihej edhe biznesi. Por siç duket vizita nuk do të bëhet. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vizitën në fjalë

Ndërkohë, deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut videon ku shihet një qytetar shkodran, që po përgatitet për protestën. I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa tha se me to do të qëllonte kryeministrin Rama.

Djali
“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja” thotë shkodrani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: