TIRANE- Me propozim të Ministrit, Ylli Manjani, Ministria e Drejtësisë, ka propozuar disa ndryshime përgatitur projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”. Paralelisht, Ministria e Drejtësisë ka nisur konsultimet për këtë projekt me aktorët më të rëndësishëm të përfshirë në proces, si Shkolla e Magjistraturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ky projektligj vlerësohet si tejet i rëndësishëm, si për të ardhmen e gjyqësorit, ashtu dhe për të ardhmen e të rinjve shqiptarë të arsimuar jashtë vendit dhe të atyre që janë pjesë e fondit të ekselencës. Rëndësi edhe më të veçantë, kjo nismë merr në kuadër të procesit të Rivlerësim të punës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve aktualë.

Ministri i Drejtësisë vlerëson se Shqipëria duhet të ketë burime njerëzore të trajnuara të gatshme për të përballuar këtë proces. Qëllimi projektligjit është të krijojë lehtësira për të reja dhe të rinj që kanë mbaruar studimet e larta jashtë vendit si dhe të gjithë ata studentë të ekselencës që duan të bëhen magjistër.

Projekti përcakton që të paktën në vitin e parë për këtë kategori, pranimi të bëhet me procedura të lehtësuara, por pa çeduar në cilësinë e përzgjedhjes. Gjithashtu nisur nga nevoja aktuale për burime njerëzore, me propozim të Ministrit Manjani, Ministria e Drejtësisë kërkon që brezi i parë i pranuar në këtë shkollë nga kategoria e atyre që kanë studiuar jashtë vendit, t`u ofrohen një program formimi profesional i përshpejtuar i kombinuar me praktikë.

Gjithashtu, një rëndësi të veçantë merr dhe shtimi i kuotave nga Shkolla e Magjistraturës për pranimin e studentëve, pa detyrimin e shtetit për të paguar shpenzimet e studimit. Përmirësimi dhe zgjerimi i modaliteteve të pranimit në Shkollën e Magjistraturës do të bëhet duke mbajtur parasysh rëndësinë që paraqet fondi i njohurive dhe përvojës që këta studentë kanë lidhur me traditat e sistemeve juridike duke respektuar dhe inkurajuar pavarësinë intelektuale të këtyre kandidatëve. Përzgjedhja duhet të bazohet mbi meritat duke marrë parasysh kualifikimet dhe aftësinë.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/02/Projektligj.docx” viewer=”microsoft”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: