Nga: PREND SHOTA*
KRUJE – Në këtë godinë gati për tu shembur në fshatin Mukje në Krujë zhvillojnë procesin mësimor, nxënës të 9-vjeçares.

Shkolla vijon të jetë në këtë gjendje prej vitesh, por askush nuk ka ndërhyrë në riparimin e çatisë apo tavanet që rrezikojnë t’u bien mbi kokë fëmijë të ulur në banka.

Drejtoria Rajonale Arsimore në Krujë edhe pse është në dijeni të gjendjes së amortizuar të shkollës dhe rrezikut që u kanoset nxënësve, vijon të lejojë zhvillimin e mësimit aty.

Madje një prej mësuesve tenton të bllokojë filmimin e ambienteve të brendshme të shkollës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: