MEKSIKE-Shkon në të paktën 90 bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8.2, që të premten goditi Meksikën. ‘Janë 71 personat që humbën jetën vetëm në Oaxana’, ka deklaruar Jesus Gonzalez, zëdhënësi i mbrojtjes civile, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Të paktën 15 të tjerë kanë vdekur në Shtetin e Chiapas, ndërsa katër të tjerë janë konfirmuar në Shtetin e Tabasco, më ne veri, thanë burimet.

‘Ky është tërmeti më i fuqishëm në historinë e Meksikës, por jemi akoma këtu, Oaxana është në këmbë’ tha guvernatori i shtetit Alejandro Murat, në një prononcim radiofonik lokal.

Më shumë se një mijë ushtarë janë mobilizuar në rajon, ndërsa qeveria po mbulon me ushqim dhe veshmbathje të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb