LUSHNJE– Një person i maskuar ka tentuar të grabisë një të nivelit të dytë në qytetin e Lushnjës, por nuk ia ka dalë. Në momentin kur ai iu drejtua bankës, ajo ishte e mbyllur, dhe ky fakt me sa duket e ka mërzitur lushnjarin.

Duke qenë se nuk mundi të kryejë grabitjen për të cilën ishte nisur, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të tij, duke e arrestuar disa minuta më pas.

INFORMACIONI I POLICISE
Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Tentoi të vidhte një bankë të nivelit të dytë në qytet, policia ndjek dhe kap autorin.

Sekuestrohet arma e krimit, maska, kapuçi, 8 gëzhoja, si edhe prova të tjera balistike.

Në datën 22.05.2018, rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnje, është tentuar të vidhet një bankë të nivelit të dytë.

Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë, dhe ka qëlluar me armë.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar në kohë reale ku falë veprimeve të shpejta të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme u bë e mundur kapja gjatë ndjekjes dhe arrestimi në flagrancë i autorit, i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi Olcion Muço, 25 vjeç, nga Berati.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekutruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb