TIRANE- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm për shkrirjen e strukturave. Përmes një njoftimi për mediat, Fondi sqaron se struktura e institucionit ishte tejet e fryrë dhe joeficente. Sipas FSDKSH, në këtë institucion kishte detyra dhe kompetenca të mbivendosura.

Fondi thekson se procesin e ristrukturimit nuk cënohet shërbimi ndaj qytetarëve.

SQARIMI I PLOTE
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se ky institucion ka nisur procesin e ristrukturimit, per shkak se nder vite, struktura ishte tejet e fryre dhe joeficiente.
Ristrukturimi i Fondit u kthye ne domosdoshmeri per arsye se ne funksionimin e kesaj strukture kishte detyra e kompetenca te mbivendosura, pra e njejta pune kryhej nga disa persona ne sektore apo drejtori te ndryshme, konstatuar dhe nga autoritetet kontrolluese ne raportet e tyre.

Gjithashtu kishte mospërputhje mes përshkrimit të punës dhe pozicioneve të krijuara, çka bënte që shumë pozicione të mos kishin ngarkesë reale pune dhe që struktura të rëndohej artificialisht.
Per keto arsye u rishikua struktura dhe numri i punonjesve me vendim te Keshillit Administrativ te dates 25.09.2017.

FSDKSh garanton se me kete ristrukturim, jo vetem nuk eshte cenuar sherbimi ndaj qytetateve, por struktura eshte me efikase pasi nuk ka me mbivendosje funksionesh.
Me kuader te ristrukturimit, nje pjese te funksioneve te drejtorise se Fondit ne QSUT i kane kaluat drejtorise qendrore.

Ne jemi te angazhuar qe cdo punonjës qe preket nga ky ristrukturim te mos cenohet, si dhe te trajtohet ne zbatim te plotë dhe rigoroz të Kodit të punes dhe akteve ligjore ne fuqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb