GREQI – Një autobus i linjës Shqipëri – Greqi ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në vendin fqinj.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 pasdite në Istmos të Korinthit, raporton media greke NewPost.

Raportohet se autobusi ishte i parkuar në momentin kur ra zjarri.  30 pasagjerët që udhëtonin me të nuk ishin brenda autobusit kur ai u përfshi nga flakët.  Policia greke deri tani ka raportuar se ka vetëm dëme materiale.

Autobusi është shkrumbuar i tëri, ndërsa dëshmitarët thonë se flakët nisën nga pjesa e motorit të auotbusit.

Në vendngjarje shkuan menjëherë 2 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si destinacion final autobusi kishte Athinën, ndërsa në Korint kishte ndaluar për një moment pushimi për udhëtarët, që për fat të mirë dolën pa dëme nga incidenti

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: