TIRANE- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, tek rrethrrotullimi “Shqiponja”. Në fotot e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb” duket se një mjet luksoz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pamjet tregojnë se mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për drejtuesin e tij.
aksident-ne-tirane
Për shkak të aksidentit, në zonë është krijuar trafik, duke bërë që automjetet të prisnin rreth 30 minuta.

Ndërkaq, në vendngjarjek kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
aksident-ne-tirane-5

aksident-ne-tirane-4

aksident-ne-tirane-2

aksident-ne-tirane-6

(BalkanWeb)