TIRANE- Vjen stina e verës dhe në Tiranë ndodh një fenomen i cili has rëndom sidomos në transportin urban publik dhe privat. Drejtues urbanësh për të kursyer karburantin me qëllim që të mos ndezin kondicionerët vendosin ta kryejnë ajrimin e mjetit duke mbajtur hapur dyert. Duke rrezikuar seriozisht jetën e pasagjerëve të cilët në një moment mund të gjenden jashtë autobusit.

Një rast i tillë sjell edhe kjo video që disponohet nga Opinion.al, ku drejtuesi i mjetit tip autobus udhëton me dyer hapur, një shkelje e hapur e rregullores së drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: