BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha sot në Beograd se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me një traditë të pasurm dhe shtoi se Kosova është një “Jerusalem serb”, raporton “Novi Magazin”.

Në konferencën me rastin e 25-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe ish-Jugosllavisë, respektivisht Serbisë, Daçiç tha se Serbia e vlerëson qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Zonja dhe zotërinj, Kosova është Jerusalemi ynë”, tha Daçiç në një fjalim hyrës.

Ministri serb tha se “vlerësimi personal” i tij është se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin në kohën e ish-Jugosllavisë ishte një gabim i madh.

Jugosllavia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në vitin 1967, gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: