ANGLI- Politikani britanik shokon me deklaratën e tij pas vdekjes së 3-vjeçarit sirian. Peter Bucklitsch, ish­ kandidati i UKIP, një parti euroskeptike britanike, tha së fëmija vdiq për shkak të prindërve të tij të babëzitur për një jetë më të mirë. “Siriani i vogël ishte i veshur mirë dhe i ushqyer mirë. Ai vdiq për shkak se prindërit e tij ishin të babëzitur pas një jete të mirë në Europë,” shkruajti ai në Tëitter.

Reagime të shumta, sharje dhe indinjatë në drejtim të tij pasuan menjëherë. Pak më vonë llogaria e tij në Twitter u mbyll.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb