BRITANI E MADHE – Cristiano Ronaldo pritet të bëhet baba i dy binjakëve. Lajmi shokues vjen nga nga e perditshmja angleze, “The Sun”, e cila citon burime familjare të portugezit.

Ylli i Real Madridit shumë shpejt pritet të bëhet baba i dy djemve binjakëve, pasi ka paguar sërish një nënë sorrogate për t’i lindur. Kjo është e njëjta histori sikurse me Cristiano Juniro, për të cilin thuhet se pagoi 10 milionë paund një nënë sorrogate, emri i të cilës nuk u bë kurrë i ditur.

Të njëjtën gjë Cristiano pritet të bëjë edhe me nënën e binjakëve, e cila do të paguhet vetëm që të mos dalë në publik. Lajmi nuk është konfirmuar nga Ronaldo apo ndonjë agjenci lajmesh në Spanjë ose Portugali.

“Ronaldos i pëlqen që të mbajë të fshehtë jetën private, por u ka thënë familjes dhe miqve të afërt se binjakët do të vijnë shumë shpejt”- u shpreh një burim për The Sun.

Ronaldo aktualisht del shpesh me djalin e tij Cristiano Junior nëpër rrjetet e tij sociale shumë të popullarizuara dhe nuk bën të befasohemi nëse kjo ndodh edhe me binjakët. Kujtojmë se Ronaldo është në lidhje me modelen Georgina Rodriguez.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb