TIRANE- Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste e drejtoi Gramoz Ruçi ditën e sotme, ku dha edhe dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Por ajo që ra më shumë në sy dhe bëri përshtypje, pasi kryetari i Kuvendit nuk e tha vetëm njëherë, ishte përdorimi i një termi që i përket të shkuarës komuniiste. Gjatë prezantimit ai i thërriste ministrat dhe deputetët e PS-së me termin “shoku”.

Gjatë transmetimit live Ruçiu iu drejtua ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me këtë fjalë, por edhe ish-ministrit Tahiri.

Kujtojmë se më hërët Gramoz Ruçi është akuzuar ashpër nga opozita për angazhimin në sistemin komunist, dhe për këtë arsye doli edhe kundër emërimit të tij si kryetar Kuvendi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: