Quhet Gerti Memisha. Ndoshta është nisur për të ndihmuar ekipin e vendlindjes, Luftëtarin, por ka bërë një veprim, i cili as më pak e as më shumë ka krijuar një precedentë të paparë ndonjëherë në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për një të ri nga Gjirokastra, që si për ironi të fatit është vetë gjyqtar, teksa arbitron në Kategorinë e Dytë dhe futbollin e moshave.

I ndodhur në tribunën A, në minutën e 19-të, i ra bilbilit që mbante me vete, duke shkaktuar një katrahurë të vërtetë në fushë. Nga ai moment erdhi edhe goli i avantazhit të Kukësit, shënuar nga Bakaj. Në një kohë që Beqiri dhe Guri e lanë aksionin për pozicion jashtë loje, nuk ishte e tillë, pavarësisht se një “profesionist” në tribunë kishte vërshëllyer.
Memishaj-Gerti-470x315
Gerti Memisha pas këtij momenti është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastër dhe ende nuk është liruar. Gjesti që bëri ka shkaktuar një dëm jo të vogël për skuadrën bluzi, por gjithsesi gjithçka pritet të sqarohet në orët në vijim. Një rast sa i precedentë, por edhe aq i veçantë. Ironia e fatit, i ndodh pikërisht një arbitri të kolegjiumit të Gjirokastrës. (p/sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: