Ish-portieri i Milan, Christian Abbiati, në intervistën pas shortit të “Europa League” që italianëve u rezervoi përballjen me Arsenal, ka deklaruar se dëshironte një kundërshtar tjetër.

Abbiati për “Sky” është shprehur se kishte menduar një përballje kundër Salzburgut, klubit ku luan edhe shqiptari Valon Berisha.

“Në fakt kur kishin ngelur edhe 4 takimet e fundit për t’u përcaktuar, unë mendova se mund të na binte shorti kundër Salzburgut. Tashmë do të rikthehemi të luajmë kundër Arsenalit, pasi i kemi mundur në shtëpinë tonë herën e fundit me rezultatin 4-0, teksa kishim humbur në Londër me rezultatin 3-0. Stadiumi do të jetë plotë në atë takim dhe besoj se ekipit mund t’ia dalë mbanë”, është shprehur Abiatin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb