Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shorti i Ch.League, Klopp parashikon kundërshtarin: Ju e dini se kush më bie gjithmonë…

Screenshot_2

Liverpool dhuroi spektakël në ndeshjen e fundit të tij në fazën e grupeve në Champions League duke fituar 7-0 ndaj Spartakut të Moskës. Gjithçka shkoi për mrekulli, aq sa Klopp theksoi se nuk ka asgjë që nuk i pëlqen nga djemtë e tij.

“Askush nuk e imagjinonte që ndeshja do të mbyllej kështu. Ishte një ndeshje ‘gjithçka ose asgjë’ për të dyja skuadrat. Spartaku është një skuadër shumë e mirë. E di se nuk mendoni kështu tani që ata humbën, por nuk është e lehtë të luash kundër tyre. Ishte një natë e bukur në ‘Anfield’. Të ndihmon shumë kur shënon shpejt. Lojtarëve të mi u thashë se duhej të tregonim se kemi mësuar nga gabimet tona dhe se duhej të vazhdonim”, – u shpreh gjermani.

Klopp nuk ka ndonjë merak për shortin. “Ishte bukur të shihnim skuadrën duke luajtur kaq mirë, kaq lirshëm. Më pëlqen. Nuk kam pse ankohem për asgjë sonte, më pëlqeu gjithçka. E ndryshuam paksa sistemin dhe djemtë ia dolën shumë mirë. Edhe mbrojtja më pëlqeu. Shorti? Zakonisht më bie Real Madridi, por do të shohim. Nuk kemi ndonjë rival të preferuar”, – shtoi ai.
(i.ç/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.