Në mesditën e sotme u hodh shorti i fazës gjysmëfinale të “Uefa Champions League” ku 4 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët respektivë.

Pak orë pas shortit vijnë dyshime të forta për manipulimin e tij. E përditshmja spanjolle “AS” ka kritikuar Lan Rush për mënyrë si tërhoqi çiftin e parë të gjysmëfinales në “Champions League”. Në fakt dyshimet janë të bazuar në mënyrën se si Rush i prek përciptazi të gjitha goglat dhe më pas zgjedh njërën. Për më shumë shihni videon e mëposhtme.

Kujtojmë se shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vuri përballë Realin e Madridit me Atletikon e Madridit dhe Monakon me Juventusin. Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 maj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb