Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/16 të “Uefa Europa League”. Ky raund i kompeticionit të dytë për ka rëndësia në kontinentin e vjetër ka rezervuar një përballje të madhe, të denjë edhe për “Champions League”.
Milan i Gennaro Gatusso-s do të masë forcat me skuadrën londineze të Arsenal. Sfidë për t’u shijuar për tifozët e futbollit por fundi nuk do të jetë i lumtur për njërën palë pasi do të heqë dorë herët nga kompeticioni.
Nëse për Milan shorti është treguar i ashpër ndryshe mund te thuhet për skuadrën tjetër italiane, Lazio-n. Ekipi i Strakoshës do të ketë si kundërshtar ukrainasit e Dinamos së Moskës, të cilët në fazën e grupeve u ndeshën me Skënderbeun.
Më me fat shorti është treguar për Borrussia-n e Dortmund që përballë do të ketë Salzburg, ndërsa Atletico e Simeone-s Lokomotivën e Moskës.
Më poshtë të gjithë ndeshjet e përcaktuara nga shorti.
Lacio-Dinamo Kiev
Lajpcig-Zenit
Atletiko Madrid- Lokomotiva e Moskës
CSKA-Lion
Marseja-Atletik Bilbao
Sporting Lisbonë- Viktoria Plzen
Borusia Dortmund- Salzburg
Milan-Arsenal
(BalkanWeb)