ZVICER– Pas shortit për fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve, janë mësuar edhe skuadrat që do vijojnë rrugëtimin dhe do përballen në fazën çerekfinale në Ligën e Europës. Skuadra favorite mbetet gjiganti anglez Manchester United që do të përballet me skuadrën e njohur belge Anderlecht.

Skuadrat që do të përballen në fazën çerekfinale:
Anderleht – Mançester Junajtid
Selta Vigo – Genk
Ajaks – Shalke
Lion – Beshiktash

Liga-e-Europes-cerekfinalet-490x247
Takimet e para luhen më 13 prill, kurse të kthimit një javë më pas (20 prill).
Rruga drejt finales
Çerekfinalet: 13 dhe 20 prill
Shorti i gjysmëfinaleve: 21 prill
Gjysmëfinalet: 4 dhe 11 maj
Finalja: Të mërkurën, më 24 maj, ora 20:45, në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: