Në 1 mars, 2015, Shoqata ‘Horizontet e Reja’ mbështetur nga Universiteti Epoka dhe Kolegjet Turke në Shqiperi ka organizuar aktivitetin kulturor ‘Simfonia e jetes’. Drejtorja Ekzekutive e shoqatës ‘Horizontet e Reja’ Znj Irma Gjana po krijon një traditë të aktivitetit. Në fakt, ky ishte edicioni i 6 -të i veprimtarisë që feston arritjet e grave në mbarë botën dhe përkon me javën e Ditës Ndërkombëtare të Gruas .

Simfonia e Jetës është program artistik kushtuar figurës së gruas dhe rëndësisë së saj. Qëllimi i këtij aktiviteti është nxjerrja në pah e rolit dhe rëndësisë së figurës së gruas në fomimin e një kombi të shëndoshë; nëpërmjet performancës së artistëve, aktorëve dhe këngëtarëve të ftuar theksohet dhe shpaloset vlera dhe roli i gruas. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet janë gra aktive në fusha të ndryshme të jetës: intelektuale, artiste, akademike, burokrate, mjeke, arsimtare etj.

Me synimin për të qenë jo thjesht një kartolinë urimi në prag të festave të 7 dhe 8 Marsit, por edhe një vlerësim dhe nxitje e rolit të gruas për vendosjen e mirëkuptimit dhe paqes në themel të vlerave të njerëzimit, organizatoret këtë vit iu drejtuan të ftuarave me mesazhin ‘Unë jam paqja’.

Me qëllim promovimin e vlerave, si një traditë e vendosur tashmë nga kjo shoqatë, këtë vit Qendra Kulturore Horizontet e Reja vlerësoi me çmimin “Trëndafili i Artë” për kontributin e dhënë Teatrit dhe Kinemasë shqiptare, artisten e madhe “Nderin e Kombit” Tinka Kurti, zonjën Melda Pencapligil, shtetasen turke që financoi mbjelljen e 102 pemëve ullinj në 102 vjetorin e Pavarësisë në shenjë paqeje dhe miqësie mes dy kombeve si dhe zonjën Emanuela Pepkola Zaimi, themeluese dhe drejtuese e shoqatës “Down Syndrome Albania”.

Mesazhe të shumta, pjesë artistike si vargje, muzikë, këngë kushtuar nënë dhe mësues dhe valle popullore u performuan në skenën e sallës së TKOB të mbushur nga gra dhe vajza, personalitete të fushave të ndryshme të artit, kulturës, arsimit, politikës dhe jetës akademike. Një moment i veçantë i programit ishtë interpretimi i aktorit të madh, Mjeshtrit të Skenës Shqiptare, Mirush Kabashi i cili recitoi pjesen ‘Ofeli’. Pjesë e spektaklit ishte edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu, prima ballerina e TOB, Enada Hoxha, ‘Tirana kafe koncert’ band, Ansambi popullor I Kolegjit Turgut Ozal ne Durres dhe mjaft te tjera.

Show u moderua ne menyre profesionale nga Znjsh. Elena Pici, studentja me e mire e Universitetit Epoka vitin qe shkoi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: