TIRANE- Shpallet fituesi i projektit për planin urbanistik të Tiranës. Ky fakt u bë publik nga vetë kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj. Mësohet se fitues i planit urbanistik është shpallur Stefano Boeri dhe UNLAB.

Veliaj tha se ‘duhet të përveshim mëngët për një fillim të ri’. “Zyrtarisht fitues i planit urbanistik të Tiranës është Stefano Boeri dhe UNLAB. Kemi një punë të jashtëzakonshme përpara. Të përveshim mëngët për një fillim të ri”, nënvizon Veliaj.

Stefano Boeri është arkitekt i planifikimit urban dhe ka qënë këshilltar për kulturën në Milano në vitin 2011-2013.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: