Pasi është përfolur shumë për jetën e tij personale dhe marrëdhëniet e tij me femrat, këtë herë këngëtari Shpat Kasapi ka na zurprizuar.

Ditën e sotme këngëtari ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një foto ku shihet shtrirë me një femër, ndërsa shprehet se ajo është surpriza e tij për fansat. Më herët Shpati kishte njoftuar se do t’i prezantonte publikut njeriun e tij të zemrës.
shpati Pas historisë se tij me këngëtaren Afërdita Dreshaj, kjo padyshim është deklarata e tij më e fortë. “Të dashur miq, kam kënaqësinë që përmes këtij statusi t’ju informoj se për pak ditë do ju prezantoj njeriun e zemrës sime…”, shkruante Shpat Kasapi pak ditë më parë në ‘FB’. E vetmja gjë që dimë është kjo foto, ndërsa pritet që këngëtari të na zbulojë më shumë detaje rreth vajzës që i ka rrëmbyer zemrën
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb