TIRANE – U bënë më shumë se 5 vjet nga ndarja E Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshajt. Por me sa duket këngëtarit nuk i del inati nga -ish e fejuara. Tani që Afërdita ka shpallur fejesën dhe ka nisur përgatitjet për martesën, Shpati nuk mund të rrijë pa e ironizuar sa herë që i jepet rasti.

xhesika

Ermal Mamaqi ka postuar një foto të Xhesika Berberit në Instagram, për t’u kërkuar miqve virtualë, siç bën me të gjithë të ftuarit, të shkruajnë pyetjen e tyre. Modelja shqiptare që jeton në SHBA do të jetë e ftuara e radhës në emission “Xing me Ermalin”.

Mes qindra pyetjeve për Xhesikën, ka edhe një pyetje nga Shpat Kasapi: “Ermal, bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë, Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”

Ndoshta jo më shumë për të ruajtur origjinën sesa për të ironizuar zgjedhjen e ish-partneres së tij, Shpati nuk kalon pa tërhequr vëmendjen. Mbetet të shihet si do të përgjigjet Xhesika.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: