TIRANE- Gazetarja e News24 dhe BalkanWeb, Dorjana Bezat siguron videon e grabitjes së mbrëmshme në një kazino në zonën e Selvisë në kryeqytet. Videoja e shkëputur nga kamerat e sigurisë, tregon momentin kur njëri nga grabitësit hyn në ambientin e kazinosë dhe me një pistoletë në dorë, që më pas rezultoi se ishte lodër, grabiti xhiron ditore.

Nga pamjet, duket një djalë i maskuar me kapuç që i kërkon punonjëses paratë e xhiros ditore, ndërsa gruaja që ndodhet në arkën e kazinosë dëgjohet që i lutet të mos qëllojë se ka fëmijë.

Grabitësi: Shpejt, shpejt nxirri lekët
Gruaja hap sirtarin
Grabitësi: Shpejt moj ti, lëviz të thashë
Punëtorja: O cuni po kemi kallamanj mo…
Grabitësi bërtet: Nxirri, nxirri

Pasi ka marrë paratë që punonjësja ia dha nën kërcënimin e armës, grabitësi ka dalë jashtë ambjenteve të kazinosë, por aty është ndeshur me ndërhyrjen e shërbimit të sigurisë.

Njëri prej rojeve e ka goditur me grusht autorin duke e detyruar të lërë paratë dhe të largohet me shpejtësi, ndërkohë që gjatë përleshjes atij i ka renë edhe pistoleta lodër nga dora. Policia dyshon se autori ka kryer edhe grabitje të tjera në ketë formë. Sakaq mësohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e këtij personi, që terrorizon njerëzit me një pistoletë lodër.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb