KOSOVE- Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ka nisur festa nga aktivistë të këtij subjekti për fitoren në Prishtinë dhe në Prizren, pas raundit të dytë të zgjedhjeve që u zhvillua sot.

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe konfirmoi fitoren në Prishtinë. Ai ka ftuar aktivistët e LVV-së që ta festojnë fitoren në sheshin e Prishtinës.

“E përfunduam numërimin e rezultatit në Prishtinë, dhe mund të konfirmojmë fitoren në Prishtinë, por po duket se lajmi më i madh është se po e konfirmojmë edhe fitoren në Prizren. Shihemi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në orën 21:30”, theksoi Ahmeti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: