GJERMANI – Edhe punonjësit e Porsche mund të festojnë të lumtur rezultatet e shkëlqyera të arritura nga kompania gjermane e makinave në vitin 2016. Kompania ka vendosur një shpërblim prej 9111 eurosh për të gjithë punonjësit, nga inxhinierët tek pastrueset.

Në fakt numri 9111 ka lidhje me modelin e makinës sportive 911. Një vit më parë bonusi ishte 8.911 euro. Bonusi iu është dhënë rreth 21 mijë punonjësve të kompanisë gjermane të makinave Porsche, përfshi këtu inxhinierë, punonjës së linjës së prodhimit, rojeve të sigurisë, personelit të mensës dhe sanitarëve.

Në virin 2016, ishte viti më i mirë në historinë e Porsche-it, me një rritje të prodhimit dh shitjes me 10%.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb