KRUJE- Ish-kryetari i Bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha, është paditur nga seksioni ekonomik i policisë së Durrësit, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”. Po kështu janë proceduar penalisht edhe shtetasit Indrit Fida, 28 vjeç, ish-punonjës i Bashkisë Krujë, dhe Xhuma Rroshi, 61 vjeç, banues në Krujë.

Procedimi i tyre ka filluar pasi, drejtuesit aktualë të Bashkisë Krujë, si përfaqësues të grupit të marrjes në dorëzim të një objekti, (investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme), konstatuan se nuk janë zbatuar procedurat dhe kriteret teknike të punimeve.

Nga verifikimet e kryera në datë 24.06.2015, objekti rezultoi i papërfunduar dhe shuma prej 2.0516.356 lekësh i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti” parashikuar në nenet 248 dhe 256 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: