TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 5 zyrtarë të Legalizimeve pasi akuzohen për “shpërdorim detyre” në legalizimin e paligjshëm të disa objekteve. Sipas të dhënave, janë vënë në pranga Ermal Dino, Artur Skela, Robert Dauti, E.M. si dhe ish-punonjësi i ALUIZNI-t Erald Maci.

Arrestimi nga policia në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Task-Force të Prokurorisë është bërë pas një hetimi 3-mujor dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj tyre. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 4 ish-punonjës të tjerë: Taulant Brezhda; Kreshnik Bozho; Rajmond Dervishi dhe Florian Hajdini.

DEKLARATA E MINISTRISË SË BRENDSHME

Më datën 19.01.2015, ora 23.00, Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Task-Forcë në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi tre mujor, në kuadër të operacionit policor “Legalizimi” ekzekutoi urdhrat e Gjykatës për masat e sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasit:

  • Artur Skela, 45 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”. 
  • E.M., 32 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”. 
  • Ermal Dino, 27 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”. 
  • Erald Maçi, 36 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”. 
  • Robert Dauti, 31 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 4 ish-drejtues dhe specialistë të kësaj dege të ALUIZNI-t, shtetasit: F.H., K.B., R.D. dhe shtetasi T.B.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas me detyra drejtuese dhe ish-specialistë pranë ALUIZNI-t dega Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke bërë legalizime në mënyrë të paligjshme të disa objekteve që ndodhen në juridiksionin e Tiranës.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25 te K.Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: