DURRES- Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Eduard Ndreu, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetetit Portual në Durrës dhe shtetasin Mehmet Borshi, ish-drejtor inxhinjerik në këtë institucion, të cilët dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”, me një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën e 230 milionë lekë të reja.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, pas hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka ngritur dyshime për të paktën dy procedura tenderuese, përkatësisht “Kryerja e remontit te pergjithshme te dy elektrovincave 16-27.5 t” dhe “Blerje pjese kembimi elektrike, elektronike per elektrovinca 16-27 ton”. Ndërkohë, prokuroria po vijon hetimet edhe për disa procedura të tjera prokurimi publik nga ky institucion.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: