TIRANE – Një 43-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke shpërndarë heroinë në Tiranë

Më datë 23.08.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Continued”, duke arrestuar në flagrancë  shtetasin:

– Miron Xhano, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, dispononin informacion se kryente aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve të dyshuara narkotika të llojit Heroinë, në sasi të konsiderueshme si dhe me doza, personave të ndryshëm, në zonën e 21 Dhjetorit, Rrugës së Durrsit dhe Sheshi Karl Topia, duke përdorur automjetin e tij të markës Volksëagen.

Në baze të informacioneve të marra është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të këtij shtetasi dhe konkretisht në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryqëzim me Rrugën “Naim Frasheri”, është konstatuar shtetasi Miron Xhano, të cilit gjatë kontrollit personal i’u gjetën në një kuti të vogël, 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 329.2 gramë me lëndë të dyshuar markotike e llojt “Heroinë”, e ndarë në paketime dhe doza të ndryshme.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automjet i markës Volksëagen

4 aparatura telefonike

1 peshore elektronike

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuara nga Neni 283/1 i Kodit .

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb