Dua Lipa është një ndër artistet më të reja që po zhvillon një karrierë shumë të suksesshme në botë.

Ajo pati vëmendje të madhe në Brit Awards ku u nominua në pesë kategori dhe triumfoi me dy cmime “British Female Solo Artist” dhe “British Breakthough”.

Gjatë një interviste për ‘NIN’, babai i Duas, Dukagjin Lipa tregoi se ishte emocion aq i madh sa nuk arrin ta përshkruajë me fjalë.

“Ka qenë e frikshme. Aty ka qenë një përzierje e emocioneve të cilën s’di si ta përshkruaj. Nuk e kam pritur që do të fitojë. Ajo është nominuar në 5 kategori dhe e kishte thyer rekordin e nominimeve për një grua. Natën e fundit s’di edhe nëse kam fjetur. Kur e ka marrë çmimin e dytë, e kam gjuajtur telefonin”, tha ai.

Dukagjin Lipa foli dhe për koncertin e yllit të ‘New Rules’ që do mbahet me 10 gusht 2018 në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb