TIRANE – Siç kishin paralajmëruar, aktorët u mblodhën sot përpara Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër prishjes së godinës.

Në fjalën e tij, aktori Arben Derhemi tha se “e shtyjnë nga mbrapa Edi Ramën se janë miliona para që fshihen prapë. Ky vend ka Zot, ka Zot shpirti i aktorëve që nuk do të vdesin kurrë”.

Ndërkohë avokatja Mirela Jorgo tha se qeveria me këto kulla kërkon të pastrojë paratë e drogës.

“Kur kërkoja fjalën dje në takimin me Veliaj, ai ngaqë është shumë finok dhe e dalloi që do flisja, më ndërpreu e seç tha që prit se kanë ardhur aktorë që kanë lënë pushimet.

Të gjitha këto bëhen për ca kulla që duhen për të pastruar paratë e drogës.

Mos e lëshojmë këtë truall more, se të gjithë bëjnë për kulturën e artin, ne jemi keq për bukën e gojës, mos të vuajmë të paktën shpirtërisht.

Nuk duhet të lejojmë që me politikën përça e sundo ata të ndajnë aktorët,” tha ajo.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: