TIRANE– “Ku fjetën ata banorë që iu shemb dje banesa? E mendoi shteti këtë”. Kështu deklaroi një nga banorëve që preket nga shembja e banesave në Shkozë, ndërsa nuk ka kursyer akuzat për qeverinë.

Osman Hysa, përfaqësues i banorëve të 153 objekteve që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit të Lanës, në prani të deputetëve të PD-së pohoi se shteti po i helmon këta qytetarë si kobra. Mes të tjerash ai pyeti nëse shteti e dinte se ku e vuri kokën mbrëmë djali që u shfaq në videon pak ditë më parë, ku qante pasi i shoqëronin babain.

“Kobra helmon me dy mënyra, me kafshim dhe me spurca helmi që të hedh në fytyrë. Kështu na e hodhi shteti. Dhe deputetja (Elona Gjebrea) që na vuri në gjumë dhe na tha se s’do na shembej shtëpia. Janë vërtet 153 banesa, por janë mbi 700 banorë që dalin rrugëve dhe nuk dihet se ku do shkojnë. Nuk dihet se ku e ka vënë dje kokën ai djali i famshëm që bërtiste ‘Jo, jo jo’. Unë e kam të legalizuar banesën, por ai që nuk e ka ku do shkojë? Nuk është thënë asgjë se ça do marrin, dhe si do bëhet. S’kemi asnjë informacion”, tha Hysa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: