Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka sulmuar sot LSI-në. Sipas “kaubojsit”, arsyeja pse Hollanda kërkon të rikthejë vizat me Shqipërinë është se sipas tij “hajdutët e LSI janë duke kërkuar gjithnjë e më tepër azil në këtë shtet”.

Statusi i Eduart Ndocajt

Pse Hollanda na kerkoi vizat?
Me te ikur pushtetit po ikin edhe hajdutet e LSI!
Shumica qe po kerkojne azil politike ne Gjermani e ne Hollande jane hajdutet e LSI. Kjo eshte arsye perse Hollanda kerkon te kthej vizat, sepse shumica qe kane shtuar kerkesat kohet e fundit jane hajdute te LSI me vese te rrezikshme per vjedhur e tjetersuar ne private cdo gje qe eshte publike. Hollanda eshte e tmerruar, sepse ka frike qe eksodi i LSI po shkon ne Hollande bashke me veset per hajdullek dhe korrupsion!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: