Moderatorja shqiptare, Roza Lati e cila njihet për karakterin e saj të fortë dhe opinionet pa ‘doreza’, ka reaguar ashpër ndaj kritikeve dhe ndjekësve në Instagram.

Vajza e aktores Rita Lati ka publikuar një foto të pasaportës së saj, duke njoftuar se tashmë është radha e saj të bëjë pushime dhe të shëtisë botën, por është përballur me komente dhe kritika të ashpra, pasi shumë prej tyre i thonë se pushimet ja paguajnë të tjerët. Moderatorja shprehet se nuk ka gjetur as bos dhe as tullac, por ka punuar dhe kursyer vetë për të bërë pushime.
uyjh,mn
“Nuk e kuptoj pse aq mllef te fotoja e pashaportes sime… se eshte pashaporte shqiptare… qe t’jua mbyll gojen mire po ju shkruaj qe mua me priten e me respektuan si princesh ku vajta. Se vij era njeri dhe e kam buzeqeshjen 24 karat. Nuk gjeta as tullac e as boss me më percjell per pushime. Kam qe ne Janar qe heq leke menjan per keto pushimet e mia qe s’kane te mbaruar, sepse kam punuar per kete dite. Prit prit se sapo ka filluar… nderkohe kush shkruan “kujt i plasi ca ben ti” do te thoja te plas shume qe me ndjek e me le dhe komente. Edhe u interesoke. Edhe te guduliska fotoja pashaportes sime, qe nxehesh dhe shan dhe komenton. E dua kombesine time se jam shqipetare dhe kryelarte. Shnet.”- ka shkruar Roza Lati.
rthbn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: