Pas fjalimit të saj ‘pikant’ që e bëri më të famshëm, tashmë çdo koment i Joleza Kokës, kryetares së FRESSH, është në qendër të vëmendjes. Joleza kësaj radhe ka vendosur që të jetë zyrtarja e parë e PS-së që mban një qëndrim ndaj çështjes së ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi, apo siç njihet ndryshe si “Demarkacioni”.

Me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘FB’ Koka njofton ndjekësit e saj, që shumica dërrmuese i përkasin të rinjve të FRESSH-it se të hënën do të zhvillohet një tubim-proteste para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Tubim protestues para Ambasadës së Republikës së Kosovës në TIRANË. Të hënën, më 29 gusht 2016, në ora 12:00, në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi”-citohet në mesazhin e Joleza Kokës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb